Anthony Joshua e mposhti me nokaut në rundin e dytë boksierin shqiptar Kristian Prenga, në një duel që dhuroi emocione të jashtëzakonshme.
Sfida u zhvillua në Jeddah të Arabisë Saudite.
Dueli nisi në mënyrë befasuese.
Rundi i parë i takoi Prengës, i cili tregoi formë të shkëlqyeshme dhe e rrëzoi dy herë yllin britanik.
Vetëm gongu i fundit e shpëtoi Joshuan nga një humbje e mundshme e parakohshme.
Megjithatë, në rundin e dytë gjithçka ndryshoi. Joshua u rikthye shumë më i përqendruar, nxori në pah përvojën dhe fuqinë e tij, duke mos i lënë asnjë hapësirë shqiptarit.
Pas disa goditjeve të forta e të sakta, ai e hodhi në nokaut Kristian Prengën dhe siguroi fitoren.
Një përballje me dy fytyra: dominim i Prengës në rundin e parë, por rikthim spektakolar i Anthony Joshuas, i cili e mbylli duelin me një nokaut bindës.
“E falënderoj Prengën për luftën e mirë.
Do të thotë shumë për Prengën dhe kampin e tij, do të thotë shumë për mua. Prenga është djalë i fortë. Ka të ardhme të ndritur.
Është i fortë dhe më ka dhënë një test të mirë. Por këtë që bëra unë e bëjnë kampionët”, tha Joshua pas meçit.







