Jennifer Garner u shfaq në Brentwood gjatë fundjavës me një mesazh prekës, vetëm pak javë pasi ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck, humbi nënën, Chris Anne Affleck, e cila ndërroi jetë më 2 qershor në moshën 83-vjeçare pas një beteje me kancerin në pankreas.
Aktorja 54-vjeçare u fotografua në një treg fermerësh e veshur me një bluzë të bardhë me mbishkrimin në frëngjisht “Maman Je T’aime”, që do të thotë “Të dua, mami”, një detaj që u interpretua si një homazh i ndjerë në këtë periudhë zie.
Garner, e cila ishte e martuar me Affleck nga viti 2005 deri në vitin 2018, ruajti një marrëdhënie të ngushtë me nënën e aktorit edhe pas divorcit, shkruan DailyMail.
Chris Anne kishte qëndruar pranë Jennifer dhe fëmijëve të saj edhe gjatë periudhës kur Ben po trajtohej në rehabilitim në vitin 2018.
Jennifer dhe Ben janë prindër të tre fëmijëve: Violet, Fin dhe Samuel, ndërsa lidhja e ngushtë mes Garner dhe ish-vjehrrës së saj vazhdoi edhe pas ndarjes së çiftit.







