Nga Basir Çollaku
Ndonëse lidhja me Mafian e qeverisë dhe kreut të saj është lemerisëse, pengmarrjen e fundit Edi Rama e ka nga tre gra. Por e fillojmë më parë me shtesat.
Benet Beci bashkiaku i Shkodrës, në gjyq për histori hajnie, Hajdari i bashkisë së Kuçovës për fshehje dënimi, vijon në zyrë me vendim dënimi të formës së prerë. Balluku e pandehur për korrupsion marramendës. Bashkiaku i Tiranës Veliaj, në qeli për vjedhje, ish-ministri Beqja në gjyq për histori korrupsioni, deputeti rilindas Ballako e ish-ministri Koka andej nga inceneratori, ish deputeti socialist Çyrbja për sekrete bandash u lirua. Rama, Xhaçka, Balla, Gjiknuri, mund të merren në hetim e të pandehur, nëse SPAK punon një ditë i pavarur 100 përqind. 40 bashkiakë majtistë në përballje penale me dënime e hetime. E gjithë qeveria gjendet po aty nëpër dosje. Shumica kanë edhe vëllezër e familjarë në hetim. Duke nisur nga Edi Rama me Lindën dhe Olsin.
Bandat e kokainës kanë marrë nga pushteti qindra milionë euro para publike dhe u janë firmosur plot investime strategjike. Trafikantët e drogës, janë drejtuesit realë politikë të mazhorancës nëpër qarqe. Call centerat gjithashtu në duart e tyre me ortakëri qeverie dhe politike. Lojërat e fatit në të zezë, njëlloj kanë ndarë zonat secila bandë qarkun e vet dhe Tirana e ndarë me lagje sipas grupeve. Kërdisin nëoër xhepa miliona euro në muaj. Policë, prokurorë e gjyqtarë, marrin zarfat për të ndenjur sqep-mbyllur. Rama do t’i shesë së shpejti, ka nisur në fakt. Sepse po i tkurret laku atij personalisht dhe familjarëve të tij.
800 pagesa në një vit, ose më tepër se dy herë në ditë kanë shkuar sipas të dhënave të thesarit në llogari të kompanisë së baxhanakut të Edi Ramës. Edhe uji mezi vjen një herë në ditë nëpër llogaritë e tubave të ujlsjellësit. Ata e dinë si kanë gjetur kohë për të punuar, ngaqë mezi u dilte për të numëruar. Prokuroria ende nuk ka thënë asnjë fjalë për raportin e tyre ligjor në dosjen AKSHI, ndonëse plot sekëlldi penale ka nëpër dosje.
Ramën e kanë marrë peng gratë
Linda e shtëpisë, Linda e teknologjisë, Linda e zëvëndëskryeministrisë
E para Linda e shtëpisë, në përmendjen e emrit te AKSHI, ku duhet parë bashkëpuna me Lindën e dytë, Karçanajn, Lindën e Teknologjisë. Lirimi nga Gjykata e Lartë në detyrim paraqitje, një të akuzuar të Organizatës Kriminale, raste çudie kur ata marrin vendime të kësaj natyre dhe jo kthejnë për vendimmarrje gjykatave të niveleve më të ulëta, është dëshmi halli. Ergys Agasi, ndoshta ka dërguar imazhet e bisedat e fërgjuara në folenë e kanosjes. Dihet se në atë arkiv të çmendur janë të gjithë. Pa përjashtuar as Ramën. E kemi dëgjuar Kryeministrin të jetë avokati kryesor publik i Karçanajt. Madje duke gënjyer dhunshëm.
Linda varrosëse është ajo e qeverisë. E pandehura Balluku. Miliardat e lëvruara në administrim dhe abuzim janë të të dyve. Mbi 25 video të prodhuara nga ekipi informal i ekspertëve të të pandehurës, janë kanosja e madhe. Me këtë ajo po qeveris edhe ekzekutivin edhe partinë. Sigurisht anenia e SPAK është tmerrësisht dështuese. Rama dëshmoi kapitullim. E mbrojti aq sa BE e përfshiu në raport Ballukun si cënim të drejtësisë me veprimet e Ramës, duke bllokuar integrimin. Opozita duke ndaluar dilemat mos bëhen trilema..
Ka shumë, më tepër sa mendohet. Edhe për njerëzinë e drejtësisë.
Dhe yjet e SPAK, rrinë gjatë e vështrojnë. Gratë pengmarrëse, nuk e lëshojnë pengun, pengu se lëshon SPAK-un dhe Gjykatat e çdo niveli. Ambasadorët e diplomatët, janë turistët më të kënaqur në Shqipëri me paketat qarkulluese me 5 yje…







