Ballina Aktualitet Vatnikaj: Policia të mos zbatojë urdhrat e Ulsi Manjës dhe Taulant Ballës....

Vatnikaj: Policia të mos zbatojë urdhrat e Ulsi Manjës dhe Taulant Ballës. Arrestoni personin që i drejtoi thikën Gent Prognit

67
0

Aktivistja Sidorela Vatnikaj dekalroi se është detyra e autoriteteve të mundësojnë që kjo protestë të jetë paqësore. Ajo kërkoi arrestimin e policit , i cili tentoi të godiste me thikë aktivistin Gent Progni.

“Sot ndërkohë që u mblodhëm para Parlamentit që nuk na përfaqëson më jemi përballur me një dhunë policore joproporcionale. Jemi përballur me dhunë dhe repression policor, është e patolerueshme që protestën tonë paqësore shteti e sheh për të nisur dhunnën. Janë shkelur protokollet, sot u kalua vija e kuqe. Njërit prej nesh një civil I ka tentuar thikën, ata mendojnë se na frikësojnë, sepse mendojnë se jemi vetëm trupa, ne kemi me vete dëshpërimin edhketra brezave që ju i ropët. Ne jemi këtu sepse besojmë te shteti I së drejtës. Ndaj bëjmë thorrje për arrestimin e menjëhershëm të atoj personi që i drejtoi thikën një protestuesi paqësor.
Policia të mos ndjekë urdhrat politikë të Taulant Ballës dhe Ulsi Manjës.
Mundësoni që ky revolucion të jetë paqësor, nësë preket një nga ne është detyra juaj që ky revolucion qytetar të mbetet vetëm paqësor”, tha Vatnikaj.