Publicisti Milaim Nela ka reaguar për debatin rreth periudhës së Luftës Nacionalçlirimtare, duke e cilësuar atë si një konflikt civil dhe jo si një luftë të mirëfilltë çlirimtare.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka akuzuar historianët që mbrojnë narrativën komuniste se po justifikojnë një periudhë të dhimbshme të historisë shqiptare.
Nela ka shprehur pakënaqësi që, sipas tij, shqiptarët ende nuk e njohin historinë e vërtetë të këtyre ngjarjeve. Ai ka pretenduar se debati historik vazhdon të ndikohet nga trashëgimia e komunizmit.
Postimi i plotë:
Periudha e të ashtquajturës Luftë Nacionalçlirimtare nuk është “e diskutueshme” siç mundohen ta arësyetojne historianët filokomunistë.
Ajo qartësisht është një luftë e mirëfilltë CIVILE, vëllavrasëse, kriminale e dirigjuar nga serbo-sllavët krijuesit dhe pronarët e vërtetë të partisë komuniste shqiptare sot PS!
Ndihem jashtëzakonisht keq që në vendin tim edhe pas 114 vitesh shtet, shqiptarët nuk njohin historinë e vërtetë të ngjarjeve që kanë lënë shenjë, por ushqehen me rrenat e fosileve komuniste!







