Ballina Europë Papa Leo XIV zbulon historinë e familjes së tij: Vij nga një...

Papa Leo XIV zbulon historinë e familjes së tij: Vij nga një familje emigrantësh, skllevërish dhe skllavo-pronarësh

61
0
Pope Leo XIV blesses faithful as he starts his weekly general audience in St. Peter's Square, at the Vatican, Wednesday, April 8, 2026. (AP Photo/Gregorio Borgia) Associate Press/ LaPresse Only Italy and Spain

Papa Leo XIV ka folur për herë të parë hapur për historinë e familjes së tij, duke zbuluar se prejardhja e tij përfshin si persona që kanë qenë viktima të skllavërisë, ashtu edhe paraardhës të përfshirë në sistemin e skllavopronarisë.

Gjatë pjesëmarrjes në aktivitetin “Kantiku i Paqes”, të zhvilluar këtë të mërkurë në Castel Gandolfo, rezidenca verore e Papës pranë Romës, Leo XIV tregoi detaje nga historia familjare në përgjigje të një pyetjeje mbi trashëgiminë e tij amerikane.

“Unë vij nga një familje ku gjyshërit e mi ishin emigrantë. Nga ana e nënës sime, kemi njerëz që ishin si skllevër, ashtu edhe pronarë skllevërish”, deklaroi Papa.

Ai foli gjithashtu për lidhjet historike të familjes së tij me periudhën e tregtisë transatlantike të skllevërve, duke theksuar kompleksitetin e historisë së paraardhësve të tij.

Duke folur për Shtetet e Bashkuara, vendin e tij të lindjes, Papa Leo XIV tha se vlerëson “ndjenjën e lirisë dhe të mundësive”, si dhe rolin e Amerikës si një vend që ka mirëpritur breza emigrantësh nga e gjithë bota.

Çështja e emigracionit ka qenë një nga temat kryesore të mesazheve të tij, pasi Papa i lindur në Çikago ka kritikuar trajtimin që ai e ka cilësuar “çnjerëzor” ndaj emigrantëve gjatë politikave të ashpra të administratës së ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Deklaratat e Papës vijnë pas një studimi të realizuar nga studiuesi Henry Louis Gates Jr., i cili zbuloi se origjina familjare e Leo XIV përfshin një përzierje prejardhjesh evropiane dhe afrikano-amerikane. Sipas studimit, gjyshërit e tij nga ana e nënës, me origjinë nga New Orleans, rezultojnë në dokumentet historike si persona të regjistruar me përkatësi “të zezë” dhe “mulate”.

Studimi zbuloi gjithashtu se në pemën familjare të Papës gjenden si persona që kanë qenë të skllavëruar, ashtu edhe individë të lidhur me pronësinë e skllevërve.

Më herët gjatë këtij viti, Leo XIV u bë papa i parë që pranoi publikisht dhe kërkoi falje për rolin e Kishës Katolike në historinë e skllavërisë.

“Është e pamundur të mos ndjesh keqardhje të thellë kur mendon për vuajtjet dhe poshtërimin e jashtëzakonshëm që kanë përjetuar kaq shumë njerëz”, është shprehur ai.