Ballina Ekonomia Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin, ratifikohet marrëveshja e huas...

Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin, ratifikohet marrëveshja e huas me BERZH prej 11.6 milionë eurosh

70
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Marrëveshja e botuar në Fletoren Zyrtare siguron financimin për zgjerimin e projektit hekurudhor, i cili synon elektrifikimin e plotë të linjës Tiranë–Durrës dhe segmentit të ri që lidh këtë rrjet me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Detajet e projektit dhe financimit

Sipas dokumenteve zyrtare, vlera e huasë së marrë nga BERZH kap shumën prej 11.62 milionë eurosh (nga të cilat 11.5 milionë euro alokohen drejtpërdrejt për punimet e elektrifikimit dhe 120 mijë euro për komisionin fillestar). Projekti i plotë i elektrifikimit bashkëfinancohet në masën 50% nga grantet e Bashkimit Evropian përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), duke e çuar koston totale të kësaj faze në 25.12 milionë euro.

Asetet dhe segmentet që përfshihen në këtë zgjerim janë:

Sa i përket afatit të realizimit, në marrëveshje përcaktohet se “zgjerimi i projektit pritet të përfundojë deri më 1 prill 2027.”

Plani i financimit (në milionë euro)

Komponenti i Projektit Huaja e BERZH-it Granti i BE-së / WBIF Qeveria Shqiptare Totali
Punime elektrifikimi €11.62M €11.62M €23.24M
Përgatitja e projektit €0.62M €0.62M
Mbikëqyrja & Zbatimi €1.16M €1.16M
Blerja e tokës €0.10M €0.10M
TOTALI €11.62M €13.40M €0.10M €25.12M
Komponenti i Projektit Huaja e BERZH-it Granti i BE-së / WBIF Qeveria Shqiptare Totali
Punime elektrifikimi €11.62M €11.62M €23.24M
Përgatitja e projektit €0.62M €0.62M
Mbikëqyrja & Zbatimi €1.16M €1.16M
Blerja e tokës €0.10M €0.10M
TOTALI €11.62M €13.40M €0.10M €25.12M

Disbursimi i parë i fondit prej BERZH-it i nënshtrohet disa kushteve rigoroze teknike dhe mjedisore. Ndër to përfshihen krijimi i plotë operacional i Njësisë së Zbatimit të Projektit (NJZP), zbatimi i Planit të Veprimit Mjedisor dhe Social, si dhe përgatitja e Planit të Blerjes së Tokës dhe Angazhimit të Palëve të Interesuara.

Marrëveshja u nënshkrua zyrtarisht në Tiranë nga Ministri i Financave, Petrit Malaj, në emër të Republikës së Shqipërisë, dhe Drejtuesja për Shqipërinë e BERZH-it, Ekaterina Solovova.