Ballina Kronika Kultivuan mbi 1100 bimë narkotike, arrestohen dy persona në Dibër

Kultivuan mbi 1100 bimë narkotike, arrestohen dy persona në Dibër

61
0

Një parcelë me mbi 1100 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa është zbuluar nga Policia gjatë një operacioni antidrogë

Kontrollet nga toka dhe monitorimi me dronë çuan në identifikimin e zonës së kultivuar, ndërsa dy persona u arrestuan në flagrancë.

Bimët narkotike u asgjësuan me djegie, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Dibër/Kontrolle intensive nga toka dhe monitorim me dronë nga ajri për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Deja”.

Kishin kultivuar 1121 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Asgjësohen me djegie 1121 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Si rezultat i informacioneve policore të siguruara nga specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, Komisariatit të Policisë Mat dhe Komisariatit të Policisë Kamëz, u finalizua operacioni policor antidrogë i koduar “Deja”.

Gjatë operacionit, në një parcelë të kultivuar në vendin e quajtur “Liqeni i Lukanit”, pronë publike në territorin e bashkisë Dibër, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit A. K., 38 vjeç, banues në Kamëz, dhe A. B., 39 vjeç, banues në fshatin Derjan, bashkia Mat.

Nga kontrolli u konstatuan të kultivuara 1121 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Policia e Dibrës apelon për të gjithë qytetarët, veçanërisht për banorët e zonave rurale, që të denoncojnë menjëherë çdo rast apo indicie për kultivimin e bimëve narkotike.

Bashkëpunimi me Policinë mbetet thelbësor për parandalimin dhe goditjen e këtij fenomeni me pasoja penale dhe sociale.