Ballina Aktualitet Sot protesta e 64-të kundër Edi Ramës, qytetarët mblidhe në sheshin Skënderbej:...

Sot protesta e 64-të kundër Edi Ramës, qytetarët mblidhe në sheshin Skënderbej: S’largohemi pa ikur ai!

65
0

Qytetarë të shumtë janë grumbulluar sot sërish në Sheshin “Skënderbej” për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë, në atë që shënon ditën e 64-të rresht të protestave kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar.

Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kreut të ekzekutivit, duke ngritur zërin për krizën ekonomike, çmimet e larta dhe kushtet e vështira të jetesës.

Në vendngjarje, për mikrofonin e televizioni News24, ka folur edhe një e moshuar e cila tregoi me emocione e revoltë sfidat ditore me të cilat përballen pensionistët në vend.

“Do të protestojmë derisa të hiqet Edi Rama. Kemi 64 ditë këtu dhe duhet të vijnë të gjithë në protestë! Do të vijojmë të protestojmë për dorëheqjen e Edi Ramës dhe nuk largohemi nga sheshi. Pensionet tona janë shumë të ulëta, nuk marrim dot as ilaçet e nevojshme. Në spitale nuk na prekin më dorë me sy pa dhënë lekë”, u shpreh ajo.