Ballina Politika “Favorizim i klientëve të pushtetit”/ ‘Territorialja’, reagon Zhupa: Investimet strategjike, simbol i...

“Favorizim i klientëve të pushtetit”/ ‘Territorialja’, reagon Zhupa: Investimet strategjike, simbol i grabitjes

88
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kundërshtuar filozofinë mbi të cilën është ngritur raporti i Maznikut mbi reformën territoriale.

Ajo deklaron se lejet për investime strategjike të miratuara nga KKRT nuk mund të konsiderohen tregues suksesi. Sipas Zhupës, këto leje përfaqësojnë një model të grabitjes së pronave dhe favorizimit të klientëve të pushtetit, për të cilin po zhvillohen edhe hetime nga SPAK.

Ajo thekson se suksesi i një bashkie duhet të matet me cilësinë e jetës së qytetarëve, shërbimet publike, zhvillimin ekonomik dhe aftësinë për të mbajtur banorët në vendlindjen e tyre, e jo me numrin e lejeve të ndërtimit.

Reagimi i Ina Zhupës:

A mund të jenë simbol i suksesit të një bashkie lejet e ndërtimit për investime strategjike?!

Lejet për investime strategjike të dhëna nga KKRT e Edi Ramës nuk janë tregues i suksesit të një bashkie. Ato janë simbol i grabitjes së pronave, favorizimit të klientëve të pushtetit dhe të një modeli që sot po hetohet edhe nga SPAK.

Raporti i Maznikut e paraqet Himarën si bashki të suksesshme, por suksesi nuk duhet dhe nuk matet me numrin e lejeve për vjedhje strategjike.

Një bashki është e suksesshme kur banorët jetojnë më mirë, marrin shërbime cilësore, kanë ekonomi më të fortë dhe nuk largohen nga vendlindja e tyre.