Edi Rama është shfaqur në Dhërmi i relaksuar dhe duke shëtitur në një skaf.
Ndërkohë që shqiptarët kanë më shumë se dy muaj që i kërkojnë dorëheqjen me protesta të përditshme në Shqipëri, por edhe në të gjithë vendet ku jetojnë shqiptarë.
Kreu i qeverisë ka injoruar kërkesën për dorëheqje të përsëritur në reagimin e madh qytetar dhe siç duket ka marrë skafin dhe ka dalë në det që të shikojë me mirë “bukuritë” prej betoni që i ka sjellë Shqipërisë.
Në videon e publikuar nga “Antidroga” Rama shtrëngohet dhe shikon me inat ata që po e filmonin.
Ndërkohë që vetëm pak metra larg vendndodhjes se tij dy ditë më parë janë regjistruar të shtëna armësh që kanë tronditur pushuesit.
Pamjet e Ramës me kapele dhe syze dielli janë postuar në rrjet nga “Antidroga”, nga një prej faqeve qe ka qenë më aktive për protestat e qytetarëve.







