Xhenoa është mposhtur me rezultatin 10 me 1 në miqësoren ndaj Bornmuth.
Kështu u mbyll edhe turneu i tyre në Angli, ndërsa sfida me ekipin e Premier Ligë solli 11 gola.
Duhet saktësuar se sfida e rrallë u luajt me katër pjesë 30 minutëshe. Mario Mitaj ndërkohë e nisi titullar në debutimin me ekipin e trajnerit De Rosi.
Kujtojmë se Mitaj u huazua me opsion blerjen në Seria A. Xhenoa ndërkohë duket se ka nevojë akoma për përforcime në sezonin e ri.







