Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Larisa të Greqisë, ku një 41-vjeçar shqiptar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën 9-vjeçare të bashkëshortes së tij.
Sipas mediave greke, ngjarja dyshohet të ketë nisur në verën e vitit 2023, kur nëna e së miturës u kthye për një periudhë në Shqipëri për shkak të shtatzënisë, duke e lënë vajzën në kujdesin e bashkëshortit të saj. Hetimet tregojnë se abuzimet dyshohet se kanë vijuar edhe pas kthimit të saj, deri në pranverën e vitit 2025.
Në dosjen hetimore thuhet se 41-vjeçari e kërcënonte të miturën se do të dëmtonte familjarët e saj nëse ajo tregonte çfarë po ndodhte. Për shkak të frikës, vajza nuk ia kishte rrëfyer ngjarjen nënës së saj.
I akuzuari i ka mohuar akuzat, duke pretenduar se ato janë të pavërteta, ndërsa çështja pritet të shqyrtohet në Gjykatën Penale të Larisës në muajin tetor.







