Ballina Politika “Ka ardhur koha që Rama të largohet!” – Protesta në ditën e...

“Ka ardhur koha që Rama të largohet!” – Protesta në ditën e 70-të, profesori i njohur amerikan Steve Hanke: Shqiptarët vijojnë revoltën kundër korrupsionit

83
0

Profesori i njohur amerikan, Steve Hanke, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestat masive që po zhvillohen në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Hanke, i cili mban titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” në Shqipëri, ka mbështetur hapur reagimin qytetar dhe ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta lidhur me projektet e investimeve luksoze në vend.

“Për të 69-tën ditë, mijëra shqiptarë u mblodhën në Tiranë. Protestuesit akuzuan kryeministrin Rama dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner, për KORRUPSION. Si Kavalier i Urdhrit të Flamurit të Shqipërisë, është koha që Shqipëria ta braktisë projektin e luksit të Kushnerit dhe që kryeministri Rama të marrë derën e daljes,” shkruan Hanke.

Përmes këtij deklarimi, ekonomisti i njohur ndërkombëtarisht thekson se reagimi i qytetarëve në shesh është një sinjal i qartë se projekti turistik luksoz duhet të anulohet menjëherë, ndërsa kërkon dorëheqjen e kreut të ekzekutivit shqiptar.