Ballina Lifestyle “Lili do ta bënte”/ Meghan Markle tregon si vajza e saj i...

“Lili do ta bënte”/ Meghan Markle tregon si vajza e saj i jep kurajë

88
0

Meghan Markle ka rrëfyer se vajza e saj pesëvjeçare, Lilibet, është një nga burimet kryesore të forcës dhe guximit për të.

Gjatë një interviste për InStyle, teksa promovonte dokumentarin e ri “Cookie Queens”, Dukesha e Sussex-it tha se “superfuqia” e saj është të qenit nënë.

E pyetur se çfarë e ndihmon të ndihet e guximshme në momentet kur dyshon te vetja, Meghan tregoi: “Unë them: ‘Lili do ta bënte’”, duke nënvizuar ndikimin që vajza e saj ka në mënyrën se si përballet me situatat e vështira.

Ajo foli gjithashtu për nënat, duke theksuar forcën që kërkon balancimi i roleve të shumta me vendosmëri dhe qetësi.

Deklaratat e Meghan vijnë në kuadër të promovimit të “Cookie Queens”, dokumentari që ndjek katër vajza skautiste në përpjekjen për t’u bërë shitëset më të suksesshme të biskotave, ndërsa mësojnë edhe për ambicien, punën në grup dhe përgjegjësinë.