Një sasi e vogël e dyshuar lëndë eksplozive është gjetur e pashpërthyer në orët e para të mëngjesit pranë derës së një biznesi në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, në lagjen nr. 13, në Plazh të Durrësit.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sipas Policisë, lënda e dyshuar eksplozive është gjetur e pashpërthyer. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Durrës/Njoftimi Policise
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në derën e një dyqani në pronësi të shtetasit R. R., është gjetur një sasi e vogël e dyshuar lëndë eksplozive e pashpërthyer.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.







