Ballina Aktualitet ‘Kanale të pa pastruara e kazanët e plehrave plot’ Ndoja: Gjendja në...

‘Kanale të pa pastruara e kazanët e plehrave plot’ Ndoja: Gjendja në Shkozet, ish-Kënetë, Vëllazërim dhe Durrës

94
0

Deputeti i PD-së në qarkun e Durrësit, Arjan Ndoja ka denoncuar situatën e mbeturinave, kanaleve të papastruara në këto kohë turizmi.

‘Kazanët e mbledhjes së mbeturinave të përqendruara nëpër kryqëzime rrugësh, gjë që e bën të vështirë pastrimin dhe krijon grumbullim sasish të mëdha mbetjesh në një vend për lehtësi të operatorit të grumbullimit dhe jo sipas vendeve të përcaktuara’, shkruan Ndoja.

Denoncimi i deputetit të PD, Arjan Ndoja:

Të nderuar miq!
Kjo është gjendja në Shkozet, ish-Kënetë, Vëllazërim, Durrës!
Mbeturina të hedhura jashtë vendeve të grumbullimi;
Kazanët e mbledhjes së mbeturinave të përqendruara nëpër kryqëzime rrugësh, gjë që e bën të vështirë pastrimin dhe krijon grumbullim sasish të mëdha mbetjesh në një vend për lehtësi të operatorit të grumbullimit dhe jo sipas vendeve të përcaktuara;
Kanale kulluese të pa pastruara;
Nivel i lartë i ujërave nëpër kanale edhe tani gjatë verës, që tregon edhe një herë problemin e  mosfunksionimit të hidrovorit!
Kjo gjendje alarmante tregon jo vetëm punën e dobët të Bashkisë, por edhe shkakun e problemit të madh të përmbytjeve me të cilin përballen këto zona gjate sezonit të vjeshtës dhe dimrit!