Ballina Bota Aksident tragjik/ 13 viktima pas përplasjes së furgonit me një kamion, mes...

Aksident tragjik/ 13 viktima pas përplasjes së furgonit me një kamion, mes tyre edhe fëmijë

64
0

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në rajonin e Kusko, në juglindje të Perusë, njoftoi policia të shtunën. Aksidenti ndodhi në periferi të Polpatës, ku një furgon pasagjerësh u përplas me një kamion të madh që kishte mbetur i ndaluar në rrugë.

Furgoni po udhëtonte në linjën mes qyteteve Chalcahuacho dhe Arequipa, kur u përplas me kamionin, i cili ishte ndalur për shkak të një defekti mekanik.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, drejtuesi i furgonit nuk e kishte parë në kohë kamionin e ndaluar, duke shkaktuar një përplasje të fuqishme.

Mes viktimave raportohet se ka edhe fëmijë. Përplasja ishte aq e rëndë sa disa prej personave në furgon humbën jetën në vendngjarje. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit dhe për të sqaruar përgjegjësitë e mundshme.

Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Peru, veçanërisht në rrugët e zonave malore, ku kushtet e rrugës, defektet mekanike dhe mungesa e ndriçimit mund të rrisin rrezikun. Policia vijon punën për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të tragjedisë.