Analisti, Alfred Lela ka reaguar me tone ironike ndaj postimeve në rrjetet sociale të kryeministrit Edi Rama dhe Jola Hysajt për destinacionet turistike në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale, Lela kritikon mënyrën se si promovohen destinacionet turistike, duke ironizuar fotot dhe materialet e publikuara nga dy figurat publike.
“Edhe më të padurueshme se vapa këtë verë janë postimet e Edi Ramës dhe Jola Hysajt për destinacionet turistike. Të duket sikur liqenet akullnajore në Alpe dhe plazhin e Livadhit nuk i ka bërë Zoti, por ata me aplikacionin Rilindje 2.0!!! Lëre pastaj kur postojnë foto të marra në internet, hedhur nga guida apo alpinistë të ndryshëm, sikur janë ngjitur ata vetë, pavarësisht azmës e makiazhit të rëndë, deri te Buni i Jezercës! Give me a fucking break!”, shkruan ai.
Ai vijon reagimin duke ironizuar imazhet e peizazheve shqiptare dhe mënyrën e prezantimit të tyre, duke shkruar se “të duket sikur liqenet akullnajore në Alpe dhe plazhin e Livadhit nuk i ka bërë Zoti, por ata me aplikacionin Rilindje 2.0”.
Lela kritikon gjithashtu përdorimin e fotove të marra nga interneti, duke pretenduar se ato paraqiten sikur janë realizuar nga vetë personat që i publikojnë.







