Ballina Kulturë Restaurohen muret antike pranë shkollës “Eftali Koçi”, Rama: Investim për trashëgiminë kulturore

Restaurohen muret antike pranë shkollës “Eftali Koçi”, Rama: Investim për trashëgiminë kulturore

92
0

Punimet për restaurimin e mureve antike të zbuluara pranë shkollës 9-vjeçare “Eftali Koçi” në Durrës po vijojnë, paralelisht me rehabilitimin e zonës përreth. Gjatë gërmimeve arkeologjike janë zbuluar pjesë të sistemit fortifikues të qytetit antik, puse dhe mbetje të një akuadukti romak.

Sipas kryeministrit Edi Rama, punimet janë pjesë e një investimi të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, që synon ruajtjen dhe valorizimin e trashëgimisë arkeologjike, duke e bërë atë të aksesueshme për qytetarët dhe vizitorët.

“Vijojnë punimet për restaurimin e mureve antike të zbuluara pranë shkollës 9-vjeçare “Eftali Koçi” në Durrës dhe rehabilitimin e zonës përreth. Zbulimet arkeologjike kanë nxjerrë në dritë pjesë të sistemit fortifikues të qytetit antik, puse dhe mbetje të një akuadukti romak. Një investim i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore për ruajtjen dhe valorizimin e trashëgimisë arkeologjike, duke e bërë atë të aksesueshme për qytetarët dhe vizitorë” shkruan Rama në rrjete sociale duke bashkëngjitur edhe videon ku shfaqen punimet rehabilituese.