Ballina Aktualitet “Kam humbur dy fëmijë te Koço Gliozheni, mjeku më kërkoi para për...

“Kam humbur dy fëmijë te Koço Gliozheni, mjeku më kërkoi para për anestezistin”, emigranti nga protesta: Rama n’burg, Berisha n’burg!

77
0

Një emigrant shqiptar, i ardhur nga Italia për të marrë pjesë në protestën në Sheshin “Skënderbej”, ka rrëfyer një histori personale, duke akuzuar sistemin shëndetësor për korrupsion.

“Kam ardhur nga Italia. Jam baba i dy fëmijëve. Para 10 vitesh kam ikur që këtu. Kam humbur dy fëmijë te Koço Gliozheni. Mjeku më kërkoi para për anestezistin”, u shpreh ai.

Emigranti tha se kjo përvojë ka ndikuar në vendimin e tij për t’iu bashkuar protestës, duke ngritur akuza ndaj politikës dhe kërkuar ndëshkim për përgjegjësit.

“Edhe si t’i dua këta? Rama në burg, Berisha në burg!”, deklaroi ai para protestuesve.