Kryetari i PD në Krujë Aulon Kalaja është shprehur se qyteti po kalon një situatë alarmante, ku vatrat e zjarrit po përparojnë me shpejtësi drejt zonave të banuara.
Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe pronën e qytetarëve, sipas tij autoritetet kanë nisur me urgjencë evakuimin e banorëve në lagjen “Abaze”.
Ai shtoi se flakët po ushqehen nga erërat dhe bimësia e tharë, duke u afruar rrezikshëm pranë shtëpive.
Të ndodhur para këtij rreziku, banorët e lagjes janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të evakuohen.







