Ballina Aktualitet “Ju erdhi fundi”/ Protestuesit rikthehen në Bulevard: O milet, Rama ka siklet,...

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit rikthehen në Bulevard: O milet, Rama ka siklet, arrestoni Mirlindën

54
0

Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, duke u rikthyer më pas në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë marshimit, qytetarët kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ndër brohoritjet e dëgjuara kanë qenë: “Ju erdhi fundi!”, “Revolucion!”, “O milet, Rama ka siklet!” dhe “Arrestoni Mirlindën!”.

Protestuesit kanë kënduar gjithashtu këngë patriotike, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve të tjerë që t’u bashkohen protestave.

Marshimi zhvillohet në kuadër të protestës së 74-të radhazi, e cila prej javësh vijon në Tiranë me kërkesa për ndryshime politike.

Pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e qeverisë, krijimin e një qeverie teknike dhe hetimin e kreut të qeverisë nga SPAK.

Protestuesit vijojnë lëvizjen në bulevard, ndërsa tubimi shoqërohet me thirrje dhe mesazhe kundër qeverisë.