Ballina Kronika Vlorë, 47-vjeçari me precedent për trafik droge kërcënon me armë të vëllanë...

Vlorë, 47-vjeçari me precedent për trafik droge kërcënon me armë të vëllanë për pronën te ‘Uji i Ftohtë’

55
0

Një 47 vjeçar ka kanosur me armë zjarri vëllanë në lagjen ‘“Uji i Ftohtë” në Vlorë.

Konflikti për motive pronësie u përshkallëzua në konflikt me armë.

Policia informon se parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi J. T., 47 vjeç, pasi dyshohet se, për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri vëllanë.

47-vjeçari rezulton me precedent kriminal për trafikim të lëndëve narkotike. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me 2 krehra dhe 30 fishekë.