Një 47 vjeçar ka kanosur me armë zjarri vëllanë në lagjen ‘“Uji i Ftohtë” në Vlorë.
Konflikti për motive pronësie u përshkallëzua në konflikt me armë.
Policia informon se parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi J. T., 47 vjeç, pasi dyshohet se, për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri vëllanë.
47-vjeçari rezulton me precedent kriminal për trafikim të lëndëve narkotike. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me 2 krehra dhe 30 fishekë.







