Ballina Sport Carrick: Duhet të përmirësohemi, por jemi gati

Carrick: Duhet të përmirësohemi, por jemi gati

60
0

Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, u ka bërë thirrje tifozëve të mbeten pozitivë pavarësisht humbjes 4:2 ndaj Milanit në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Poloni.

“Djajtë e Kuq” kaluan dy herë në epërsi, por nuk arritën ta ruanin avantazhin, ndërsa Milani përmbysi gjithçka në pjesën e dytë dhe siguroi një fitore të thellë.

Carrick pranoi se paraqitja e skuadrës ishte nën pritshmëritë e tij, por theksoi se ekipi ka ende kohë për t’u përgatitur para nisjes së sezonit të Premier League.

“Sot jemi të zhgënjyer. Nuk luajtëm mirë dhe e dimë se duhet të përmirësohemi. Ka disa arsye për këtë, pasi disa prej lojtarëve po zhvillonin minutat e para, por kjo nuk është justifikim”, deklaroi Carrick.

Megjithatë, trajneri i United mbetet optimist për gjendjen e skuadrës dhe beson se minutat e akumuluara në ndeshjet përgatitore do t’i ndihmojnë lojtarët të jenë në formën e duhur.

“Në përgjithësi, jemi gati për javën e ardhshme. Shumë prej lojtarëve do të përfitojnë nga minutat që kanë luajtur.

Kemi punuar shumë në stërvitje dhe paraqitjet tona në ndeshjet e tjera kanë qenë mjaft të mira. Ende kemi një atmosferë pozitive dhe besojmë te puna që kemi bërë”, shtoi ai.

Manchester United tani do ta zhvendosë fokusin te ndeshja hapëse e sezonit në Premier League, ku do të përballet me Hull Cityn.