Ballina Kronika Shpërthim me tritol në banesën e të shumëkërkuarit Ylli Zalla në Fushë-Krujë,...

Shpërthim me tritol në banesën e të shumëkërkuarit Ylli Zalla në Fushë-Krujë, digjet automjeti

95
0

Tritol në banesën e të shumëkërkuarit Ylli Zalla.
Sipas policisë, nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz, por dëme materiale. Zalla është në kërkim pasi në banesën e tij në fshatin Zallë janë gjendur arsenale armësh që dyshohet se ua shiste grupeve kriminale.

Krujë/Informacion paraprak

Gjatë natës, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, në derën e banesës së shtetasit Y. Z., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale, si dhe ka marrë flakë dhe është djegur automjeti në pronësi të këtij shtetasi, i cili ishte i parkuar pranë banesës.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.