Ballina Kronika Iu gjet në banesë një armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 44-vjeçari...

Iu gjet në banesë një armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 44-vjeçari në Pogradec

66
0

Një 44-vjeçar në Vërdovë të Pogradecit është arrestyar për armëmbajtje pa leje. Në dy banesat e tij në lagjen nr 3 janë gjetur një automatik, i fshehur nën dyshek dhe fishekë, tashmë të sekuestruara.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Arrestohet një 44-vjeçar, të cilit iu gjetën në banesë një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Si rezultat i punës parandaluese, bazuar në kontrolle, hetime dhe informacione operative, për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec finalizuan operacionin policor të koduar “Befasia”.

Si rezultat, u ushtrua kontroll në dy banesat që shtetasi B. B. ka në lagjen nr. 3, Pogradec, dhe në fshatin Vërdovë, Pogradec, ku u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri automatik, së bashku me municion luftarak, të cilat ai i posedonte pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi B. B., 44 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.