Kampioni i Anglisë, Arsenali, ka treguar lojë të jashtëzakonshme në përballje me Manchester Cityn, duke triumfuar me rezultat bindës 3:0.
Arsenali ka fituar trofeun “Community Shield”, trofeun e parë në edicionin e ri.
City pritej të ishte më i fortë sa i përket kësaj finale, por duket se asgje nuk funksionoi sipas parashikimit në përballje me “Topçinjtë”.
Në një atmosferë të bukur sportive në stadiumin “Principality” në Cardiff, djelmoshat e trajnerit Mikel Arteta treguan klasin e tyre ndaj Cityt.
Futbollisti Calafiori shënoi brenda 23 sekondave, duke heshtur skuadrën e trajnerit Maresca.
Golat i realizuan futbollistët Calafiori (1′), Havertz (28′) e Odegaard (48′).







