Epoka e Cristiano Ronaldos në futboll si lojtar profesionist është drejt fundit.
Në një prononcim të radhës për mediat, “CR7”, ka lënë të nënkuptuar se ky mund të jetë sezoni i fundit në karrierë për të.
“Me shumë gjasë, ky është viti im i fundit në futboll dhe dua të largohem duke lënë një trashëgimi spektakolare”, fjalët e Ronaldos.
Me shumë shumë gjasa, Al-Nassr do të jetë klubi i fundit, sikurse s’do ketë më prezencë të luzitanit me kombëtaren në një kompeticion madhor.
“Ëndrra” e tifozëve të Sportingut të Lisbonës për ta parë edhe njëherë me fanelën e tyre Cristiano Ronaldon, mesa duket do të mbetet përjetësisht në “sirtar”.







