Dy pushues u ndihmuan nga Policia Kufitare në Pogradec pasi mbetën në liqen dhe nuk po mundeshin të ktheheshin në breg me pedalinën që kishin marrë me qira. Njëri prej tyre ishte lodhur gjatë notit dhe nuk mund të hipte më në mjet.
Ngjarja ndodhi në sektorin liqenor, pranë zonës së njohur si “Ura”, ku shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit, konstatuan dy persona që kërkonin ndihmë.
Sipas Policisë së Shtetit, efektivët u afruan menjëherë me mjetin lundrues, u dhanë ndihmën e nevojshme dhe i kthyen të dy në mënyrë të sigurt në breg.
Pas ndërhyrjes, të dy falënderuan efektivët për ndihmën e dhënë.







