Nga podiumi foli Miranda Ademaj, qytetare nga diaspora, e cila tha se pavarësisht suksesit të ndërtuar jashtë Shqipërisë, dëshiron të rikthehet dhe të kontribuojë në vendlindje.
“Dua të kthehem, dua të jetoj në vendlindjen që kam lindur, të punoj në vendin tim e të realizoj ëndrrat e të parëve tanë”, u shpreh Ademaj.
Ajo theksoi gjithashtu lidhjen e fortë të diasporës me Shqipërinë, duke deklaruar se asnjë kufi nuk mund ta fshijë ndjenjën e përkatësisë ndaj vendit.
Protestuesja:
Zemra më bëhet mal, me ju pa të gjithë shqiptarëve finalisht me një bukuri kaq të madhe, bashkë. Jo vetëm në vendlindje, por janë kështu si këtu në vendlindje mbledhur në tërë botën, me dashuri, me krenari e harmoni të shprehjes, të së drejtës që i bëhen shqiponjave. Të dashur bashkatdhetarë, unë jam Miranda Ademaj, nga Shtimja, Ferizaj dhe jam mbesë e Krujës. Faleminderit! Babëgjyshi im, Avdyl Ademaj, u vra në luftën e Kosovës 1999. Një tragjedi. Por fjalët dhe amaneti i tij janë të heshtura dhe këtë inspirim ende e kam në gjak. Babëgjyshi im Avdyl mua njëherë më pat thënë: ‘Miranda babës, a e din se si mbijetuan të gjithë armiqtë pa investuar kohë dhe financa?’ I thashë: ‘Oh, ashtu i kam thënë babagjyshit, kjo është e pamundur’.
Ai qeshi dhe tha: ‘Gjithçka është e mundur’. Më tha shumë thjesht: ‘Vetëm jeto ëndrrat e tua dhe kjo vetë i vret. Kush e vret? Sepse hija në këtë botë gjithmonë ekziston.’ Dikur në pushim, babëgjyshi im nga Kruja, Adem Qerimi më shoqëroi te kulla e heroit tonë Adem Jasharit. Aty ku mua më lindi vizioni, ëndrrat… domethënë, vlerat dhe mësimet e babëgjyshëve të mi ma formuan mendjen, shpirtin nga të cilat i pashë, e krijova botëkuptimin tim personal jashtë vendlindjes. Prandaj, edhe kur jeta na çoi larg vendlindjes sonë, ka diçka që asnjë kufi nuk mund ta fshijë: ndjenja që i përkasim vendit tonë. Faleminderit! Ashtu si shumë shqiptarë të diasporës, edhe unë kam ndërtuar një pjesë të jetës sime larg Shqipërisë.
Ai realiteti që largohesh, të ecësh përpara, të punosh, të ndërtosh një jetë diku tjetër. Ndërkohë që një pjesë e zemrës tënde mbetet gjithmonë në Shqipëri. Unë arrita majën e suksesit në horizontin global, si krijuese dhe CEO e kompanisë sime Skenderbeg Investment Management në degën e financave nga Zvicra, Cyrihu. Bota na vlerësoi punën tonë me 20 çmime ndërkombëtare. Por misioni jonë individual është të jesh gjithmonë në kontakt me udhëtimin e jetës, e jo të rritjes, vetëm të suksesit. Prandaj sot nuk dua më vetëm ta shoh vendin tim nga larg. Dua të kthehem, dua të jetoj në vendlindjen që kam lindur… të punoj, të punoj në vendin tim e të realizoj ëndrrat e të parëve tanë. Edhe këtë të fundit dua ta them: Liria është një gjendje e brendshme që buron nga vetëqeverisja dhe autenticiteti që nuk mund të kufizohen nga forcat e jashtme. Ju falënderoj shumë, jam shumë krenare që jam shqiptare në këtë botë!







