Ballina Kronika Përplasje e fortë në Vlorë/ Automjeti godet monopatinën, drejtuesi në gjendje të...

Përplasje e fortë në Vlorë/ Automjeti godet monopatinën, drejtuesi në gjendje të rëndë

61
0

Një aksident i rëndë është shënuar në ulevardin ‘E Ri’ në Vlorë, pranë gjimnazit “Halim Xhelo”.

Një automjet është përplasur me një monopatinë elektrike, ndërsa si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i monopatinës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë bllokuar rrugën ku ndodhi aksidenti, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve.

Bulevardi ka qenë më herët me një kalim, ndërsa së fundmi është përshtatur me dy korsi për të lehtësuar qarkullimin dhe për të shmangur trafikun në këtë aks të qytetit.

Pritet informacion i mëtejshëm nga Policia lidhur me gjendjen e të plagosurit dhe rrethanat e aksidentit.