Ballina Aktualitet FOTO/ Protestuesit mesazhe me pankarta: Rama do të japë llogari, vetëm populli...

FOTO/ Protestuesit mesazhe me pankarta: Rama do të japë llogari, vetëm populli mund ta çojë në pushime

72
0

Qytetarët kanë përcjellë mesazhe të forta përmes pankartave, ndërsa shënojnë ditën e 80-të të revoltës së tyre kundër qeverisë së Edi Ramës.

“Drejtorët firmosin, oligarkët grabisin!”, “Drejtorët numërojnë prokurimet, qytetarët numërojnë lekët për të mbijetuar” thuhet në disa pankarta.Në një tjetër, theksohet se kryeministri Edi Rama nuk e ka aktivizuar fondin e emergjeëncës së BE-së për zjarret, ndërsa bëhet thirrje për të qëndruar të vetëdijshëm sepse vetëm populli mund ta çojë atë me pushime.

“Edi Rama nuk aktivizon fondon e emergjencës së BE si në vite të tjera. Qëndroni të vetëdijshëm. Llogari do të japë. Vetëm populli mund ta çojë në pushime.”, thuhet në pankartë.Mesazhe ironike përcillen edhe kundër Soros.