Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”.
Protesta ka hyrë në ditën e 80-të, duke shënuar një nga periudhat më të gjata të protestave të njëpasnjëshme të zhvilluara gjatë muajve të fundit në kryeqytet.
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.
Gjatë kësaj periudhe, tubimet kanë kaluar në forma të ndryshme, nga marshimet dhe grumbullimet masive deri te protestat e përditshme para institucioneve.







