Ballina Aktualitet “SPAK të arrestojë Ramën dhe Belindën, janë “koka” e korrupsionit”/Aktivisti: Fundi i...

“SPAK të arrestojë Ramën dhe Belindën, janë “koka” e korrupsionit”/Aktivisti: Fundi i kryeministrit është afër dhe i sigurt!

75
0

Në protestën e sotme kundër kryeministrit Edi Rama aktivisti tha se në ditën e  80 protesta është bërë shumë e fuqishme dhe se ka treguar se makineria e propagandës para popullit të lirë është e pafuqishme.

“80 ditë në shesh jemi këtu për një qëllim. Dorëheqjen e Edi Ramës.  Këto janë 80 ditët që na zgjuan besimin. 80 ditë dhe fundi i Edi Ramës është më afër dhe është i sigurt. Për 80 ditë shqiptarët dhe Shqipëria ka krijuar një busull që ndodhet në këtë shesh, Por përveç këtij sheshi kemi edhe një busull tjetër, janë mercenarët e mediave që punojnë për Ramën. Harrojnë që për 13 vite kishin çdo instrument dhe çdo mjet në dorë për ta bërë Shqipërinë dhe nuk e bënë. Tani që kanë humbur çdo legjitimet popullor po përpiqen të na tregojnë çfarë duhet të bëjmë. U dështuan të gjitha tezet”, tha ai.