Ballina Aktualitet ‘Pushtetit të krimit e hajdutëve u ka ardhur fundi’, Merko: S’tërhiqemi deri...

‘Pushtetit të krimit e hajdutëve u ka ardhur fundi’, Merko: S’tërhiqemi deri në largimin e Ramës

137
0

Në fjalën e mbajtur këtë të martë, aktivistja Etleva Merko u shpreh se të bashkuar do të vazhdojnë të rezitojnë, deri në largimin e Ramës, si kushti i vetëm i protestuesve.

Teksa bëri një rezyme të të gjitha gjerave që shqetësojnë qytetarin e thjeshtë shqiptar, Merko nxori në pah fytyrën e vërtetë të pushtetit, në atë që e cilësoi si pushteti i krimit dhe i hajdutëve, që tanimë i ka ardhur fundi.

T’ju falënderoj nga zemra që pavarësisht ditëve të nxehta, pavarësisht presionit të qeverisë, ju ja keni dalë për 80 ditë të jeni në këtë shesh qëndrestarësh. Dhe do të vazhdojmë të gjithë së bashku, të bashkuar, derisa Rama të largohet. Pra, kushti jonë i vetëm dhe kërkesa jonë e vetme është Rama të largohet. Më desh të shkoja para dy ditësh në qytetin tim të lindjes në Delvinë, për të takuar familjarët. Dhe u ndesha me dy realitete të kundërta. Ndërkohë që deputeti i zonës Ardit Bido festonte në qendër të qytetit të Delvinës, një lagje tjetër e Delvinës ishte pa drita. Kjo është Shqipëria. Një vend ku ka dy realitete. Pushtetarët që festojnë dhe qytetarët që janë pa drita.

Pas dy ditësh, në fshatin e Vanës, pak kilometra larg qytetit të Delvinës, në 2024-ën kjo urë është rindërtuar me taksat publike, pra taksat tona, dhe dje ura ishte prishur. Se ku shkojnë këto taksa, një zot i madh e di. Rikonstruktojnë ura, ndërtojnë rrugë, por për dy vjet prishen. Pak më larg është qyteti i Sarandës. Qyteti bregdetar që çdo vit pret turistë. Më desh t’i bashkohesha dhe aty një proteste para bashkisë së Sarandës. Arsyeja? Sepse qytetarët e Sarandës nuk kanë as drita dhe as ujë. Sepse bizneset e Sarandës furnizohen me bota me ujë. Sepse Ksamili furnizohet me bota me ujë.

Para këtij mandati, kryeministri Rama në fushatë elektorale në Sarandë premtoi 24 orë ujë. Tha se dhe depozitat nuk do të ishin më në tarracat e ndërtesave, sepse qytetarët sarandiotë do të kishin 24 orë ujë. Por çfarë ndodhi? Jemi në 2024-ën dhe Saranda vuan për ujë. Ndërkohë që trafiku ishte një kaos i vërtetë. Kushdo që e ka vizituar Sarandën, qoftë në dimër, por dhe në verë, trafiku është i tmerrshëm. Sepse mungojnë parkimet. Dhe çuditërisht Bashkia e Sarandës ka kërkuar që të ndërtojë një parkim pikërisht afër një shkolle. Pra, këta nuk duan arsim. Këta nuk duan të kenë dije.

Por këta duan thjesht të ndërtojnë. Ky është pushteti. Pushteti i krimit, i hajdutëve, që unë mendoj se i ka ardhur fundi. Dhe të gjithë së bashku duhet t’i themi mjaft më atij që mendon se me votat që ka marrë nga socialistët, mendon se e duan edhe ata. Jo zotëri, jo. As ata nuk do të votojnë më. Sepse pensionistët, ata që marrin ndihmë ekonomike, buxhetorët, janë me paga qesharake. Ndërsa ju vidhni çdo ditë qytetarët. Rama jep dorëheqjen! Faleminderit!