Në protestën e 80-të para Kryeministrisë kundër qeverisë së Edi Ramës, një qytetar iu drejtua protestuesve me një thirrje të fortë për bashkim dhe qëndresë. Ai kritikoi gjendjen e drejtësisë, heshtjen e institucioneve dhe mungesën e reagimit qytetar, duke kërkuar që tregtarë, fermerë, mësues, policë dhe qytetarë të mos ndahen nga bindjet politike apo dallimet e tjera.
“Mos t’ju përçajnë”, ishte mesazhi i tij, ndërsa theksoi se vetëm të bashkuar qytetarët mund t’ia dalin përballë pushtetit. Ai e lidhi politikën me mbrojtjen e familjes dhe jo me përfitimet personale, duke u bërë thirrje protestuesve të ruajnë familjet, të qëndrojnë së bashku dhe të mos heqin dorë nga kërkesat e tyre.
Qytetari: Kurajo, kurajo u shpreh bashkërisht. Bashkërisht. A keni dëgjuar 30 vitet për pjellështimet në fushën shtetërore, jo? A keni dëgjuar ndonjëherë, a keni parë mësuesit… a keni parë organizata grash në Shqipëri që po i sundojnë? Jo. Vete, ndaloj nga një gjyshe aty, thotë ma jep një fëmijë, të jap një fëmijë. Thotë, kjo nuk është gjiza ime, seç të kam thënë s’do të vij. Ajo thotë po i dish diçka tjetër. Një kile i thotë për të mbijetuar, e bëri dy. E merr 200 lekë në Dibër, e shet 3000 lekë në Tiranë. Çdokush nga ju mund të kuptojë se çfarë ju them. Në Shqipëri gjatë 36 viteve tani drejtësia nuk ka funksionuar. Keni parë ndonjëherë polici që të dalë në protestë për rrogat e tyre? Policia është e popullit. Kurrë në 36 vjet, s’kam dëgjuar kurrë. Keni parë ndonjëherë nëpër rrugë mësues që të organizohen e të ankohen për ushqimet ose për keqtrajtimet që ndodhin? Rrini të bashkuar, ç’t’ju them. Tregtarë, qytetarë, fshatarë, pa dallime politike a race, mos t’ju përçajnë. Ruani fëmijët tuaj, bashkohuni bashkë dhe qëndroni bashkë. Nëse ju do të mblidheni bashkë nuk mund t’ju fitojnë. Mesazhet janë të qarta dhe të pastra siç keni dëgjuar nga shumë parafolës. Nëse rrini të bashkuar do t’ia dilni. Qoftë edhe me 10 përqindëshin e atyre që kërkoni. Nuk arrihet asgjë nga shpejt, por kërkon mund e djersë. Politika në Shqipëri s’ka pas 36 vite. Politika është të mbrosh familjen. Të vish të luftosh nga jashtë për familjen tënde. Jo të marrësh nga shtëpia jote e ta nxjerrësh jashtë.







