Ballina Aktualitet Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Raportohen 2 vatra problematike,...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Raportohen 2 vatra problematike, ja si paraqitet situata

45
0

Ministria e Mbrojtjes ka ndarë një përditësim lidhur me dy nga vatrat problematike të zjarrit në vend.

Bëhet fjalë për zjarrin në Tërbun të Pukës dhe vatra në Dajt.

Në Tërbun, Pukë, situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Forcat e Armatosura vijojnë punën për hapjen e korridoreve ndarëse, pas përfundimit të ndërhyrjes nga ajri.

Në Dajt, Tiranë, vijon operacioni me 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 1 helikopter. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.