Ballina Aktualitet I drejtoi bastunin kryetarit të Këshillit Bashkiak, flet i moshuari: Ja pse...

I drejtoi bastunin kryetarit të Këshillit Bashkiak, flet i moshuari: Ja pse u revoltova

60
0

Një nga momentet më kulminante të mbledhjes në Këshillin Bashkiak Maliq ishte revolta e qytetarit Reiz Petritaj, i moshuari që me shkop në dorë iu vërsul kryetarit të PS në Këshillin Bashkiak që të mos e mbyllte mbledhje po të vazhdonte dëgjesat.

Në një prononcim, Petritaj tha se ishte i revoltuar pasi nuk dëshiron që bashkia e Maliqit të shkrihet në bazë të propozimit të PS për Reformën Territoriale.

“Unë u bëra i revoltuar për arsyen sepse unë jam nga fshati Strelcë. Me kanë ikur të shumtët e njerëzve jashtë shtetit. Kur i kanë mundësitë të jetojnë këtu dhe kanë dëshirë të jetojnë. Një prej mbesave kam, fëmijë s’kam se s’jam martuar, se ashtu ka qenë problemi. Problemi këtu është se korrupsioni është i pallogaritshëm. Mora vesh që mbledhja do bëhej atje në Lozhan dhe shkova. Erdhën në Lozhan, ranë dakord të tërë në Lozhan që të mos prishet Bashkia e Maliqit.

Ashtu edhe në Libonik, kudokështu. Tani këto lojëra se si janë, nuk e di. Unë erdha në këshill të shihja çfarë bëhej.

Kishim folur kudo që të mos prishet Bashkia e Maliqit. Këshilltarët që kishin folur andej që mos shkrihet bashkia këtu ikën. Edhe drejt me thënë, kalova në ekstrem për moshën që kam. I shtyva kështu.

Tani problemi është se Maliqi nuk duhet të prishet. I çoj mesazh Kryetarit të Parlamentit që ka bërë shumë me Bashkinë e Maliqit, që kanë bërë korrupsionin në ujërat, se kanë marë hidrocentralet, se kam kërkuar informacion për të gjitha kam kërkuar këto që kanë bërë. Nuk e mbyllin dot. Ta dinë! U bëj thirrje edhe protestuesve që kanë dalë atje. Jam gati të vete po s’vete dot! Mu dha rasti këtu, jo mu dha rasti se e kërkova vetë, po u them që nuk do ta gëzojë dot Kryetari i Parlamentit korrupsionin që ka bërë me Bashkinë e Maliqit. Nuk e gëzon dot!”, tha Petritaj.