Ballina Aktualitet ‘Rama jepe dorëheqjen’ – Bijtë e anijes ‘Vlora’ rikthehen në atdhe! Flotila...

‘Rama jepe dorëheqjen’ – Bijtë e anijes ‘Vlora’ rikthehen në atdhe! Flotila ‘Sumud’ mbërrin në Port

54
0

Flotila “Global Sumud” ka mbërritur pak momente më parë në portin e Vlorës, duke përshkuar Adriatikun në drejtim të kundërt me atë të vitit 1991, kur mbi 20 mijë shqiptarë u nisën nga Vlora drejt Brindizit.

Në bord ndodhen aktivistë italianë, ekspertë të mjedisit, gazetarë dhe pjesëtarë të diasporës shqiptare, mes tyre edhe pasardhës të shqiptarëve që u larguan 35 vite më parë.

Delegacioni mbërriti me pankarta dhe flamuj me flamingo, në shenjë solidariteti me protestën e njohur si “Revolucioni i Flamingove”. Me mesazhe kundër projekteve të diskutueshme në territor dhe në mbrojtje të natyrës, pasuritë kombëtare dhe të drejtat e qytetarëve, ata u pritën në Vlorë.

Me thirrjet ‘Rama jepe dorëheqjen’ ata kërkojnë anulimin e projekteve, ndërsa do t’i bashkohen edhe tubimit qytetar përpara godinës së qeverisë.

Udhëtimi është konceptuar si një kthim simbolik i diasporës shqiptare në atdhe dhe si një mesazh solidariteti mes qytetarëve shqiptarë dhe italianë.