Ballina Aktualitet “Rama ka kaluar të gjitha caqet”, protestuesi në revoltën kundër qeverisë: Kryeministri...

“Rama ka kaluar të gjitha caqet”, protestuesi në revoltën kundër qeverisë: Kryeministri duhet të japë dorëheqjen, ka shkelur rregullat e Kushtetutës

77
0

Prej 83 ditësh protestojnë kundër qeverisë dhe kastës politike.

Ata shprehen të vendosur se revolta do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Protesta ka në fokus kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë, por kritikat nuk janë kufizuar vetëm te mazhoranca.

Pjesëmarrësit kanë sulmuar vazhdimisht edhe opozitën e drejtuar nga Sali Berisha, duke kërkuar largimin e asaj që e cilësojnë si kasta e vjetër politike.

Një protestues u shpreh se kryeministri Edi Rama ka kaluar të gjitha caqet dhe se sipas tij duhet të japë dorëheqjen.

“Kam një muaj që kam ardhur dhe protestoj këtu. Me synimin që protesta të arrijë qëllimin, dorëheqjen e Ramës. Kjo protestë, duhet thënë që zgjoi dhe ndërgjegjësoi jo vetëm shqiptarët por edhe opinionin botëror. Protesta tani duhet të jetë më e zgjeruar në Shqipëri. Rama i ka kaluar të gjitha caqet e demokracisë së lirë. Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Këta kanë shkelur të gjitha rregullat e Kushtetutës, ”, tha ai.