Ballina Kronika Shmanget tragjedia/ Shpëtohet nga mbytja 70-vjeçari në plazhin e Semanit, i moshuari...

Shmanget tragjedia/ Shpëtohet nga mbytja 70-vjeçari në plazhin e Semanit, i moshuari fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën

66
0

Një 70-vjeçar nga Lushnja është shpëtuar nga mbytja në plazhin e Semanit, falë ndërhyrjes në kohë të rojeve bregdetare.

I moshuari ndodhej në plazh së bashku me familjarët e tij, kur u pikas nga dy vëzhguesit e plazhit teksa dilte dhe zhytej në mënyrë të përsëritur në ujë.

Rojet bregdetare ndërhynë menjëherë, duke ndjekur hap pas hapi protokollin e ndihmës së shpejtë. Pas ndërhyrjes së tyre, u arrit stabilizimi i frymëmarrjes së pushuesit.

Pak minuta më vonë, 70-vjeçari u transportua me autoambulancë drejt Spitalit të Fierit, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacioneve, pas trajtimit në spital, i moshuari e ka kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhet jashtë rrezikut.