Ballina Politika Falen gjobat e “Covid-19” dhe të ndërtimeve pa leje të vendosura nga...

Falen gjobat e “Covid-19” dhe të ndërtimeve pa leje të vendosura nga viti 2015, ja kush përfiton

49
0

Është zbardhur drafti i dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë nga Partia Socialiste për t’u shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar, për faljen e gjobave të vendosura ndaj qyetarëve dhe subjekteve në zonat rurale.

Në projektligj parashikohet që të anulohen të gjitha masat administrative të paekzekutuara, të vendosura nga data 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024 në zonat rurale.

Gjobat që do të falen apo anulohen, janë gjoba të vendosuara nga Inspektoriatet Vendore të Mbrojtjes së Territorit, Inspektoriatit Qëndror i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Nga ky nen, PS shton se do të përfitojnë të gjitha subjektet të cilët kanë bërë ndërtime dhe ndërhyrje në shtëpi banimi në zonat rurale, ndërtime dhe ndërhyrje në objekte ku kryhen veprimtari të prodhimit, magazinimit, përpunimit, ruajtjes dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, mbajtjes të mjeteve të punës e inputeve bujqësore dhe blegtorale.

Po ashtu, do të përfitojnë të gjitha subjektet që merren me aktivitetin e prodhimit, përpunimit, ruajtjes, tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale.

Grupi i tretë që përfiton nga faljan e gjobave, janë të gjithë individët dhe subjektet në territorin e Republikës së Shqipërisë që nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për administrimin e situatës Covid-19 gjatë periudhës së pandemisë.