Ballina Kronika Kabina elektrike përfshihet nga flakët në Durrës, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve...

Kabina elektrike përfshihet nga flakët në Durrës, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve stabilizon situatën

88
0

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17, fare pranë repartit zjarrfikës të qytetit.

Sapo është konstatuar zjarri, një automjet i gatshëm i shërbimit zjarrfikës ka shkuar menjëherë për fikjen e tij.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, flakët janë vënë nën kontroll brenda pak minutash, duke shmangur përhapjen e tyre në zonën përreth.

Si pasojë e incidentit, lagjja 17 ka mbetur pa furnizim me energji elektrike. Autoritetet po punojnë për rikthimin e saj sa më shpejt të jetë e mundur.