Ballina Rajoni Vrau partneren 45-vjeçare dhe më pas veten, ky është shqiptari që tronditi...

Vrau partneren 45-vjeçare dhe më pas veten, ky është shqiptari që tronditi Athinën

62
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Athinën mëngjesin e sotëm, ku një 48-vjeçar shqiptar dyshohet se ka vrarë partneren e tij 45-vjeçare dhe më pas ka vrarë veten.

Autori i ngjarjes është identifikuar si shqiptari Altin Allmuça, ndërsa viktima është Lulieta Obzova, 45 vjeçe.

Sipas të dhënave paraprake, çifti ka pasur një konflikt jashtë hyrjes së pallatit ku banonin.

Në vijim, Allmuça ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka qëlluar disa herë ndaj 45-vjeçares, duke e lënë të vdekur në vend, në korridorin e ndërtesës.

Pak më vonë, 48-vjeçari ka përdorur të njëjtën armë për t’i dhënë fund jetës, duke u qëlluar në kokë. Arma është gjetur nën trupin e viktimës.

Mjeku ligjor, pas këqyrjes së trupave, ka vlerësuar paraprakisht se bëhet fjalë për një vrasje të ndjekur nga vetëvrasja.

Në pallatin ku ndodhi ngjarja kishte kamera sigurie, të cilat dyshohet se kanë dokumentuar momentet e krimit. Pamjet pritet të jenë pjesë e hetimit të policisë greke për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sipas Protothema, marrëdhënia mes çiftit ishte e shoqëruar me konflikte, ndërsa dyshohet se xhelozia mund të ketë qenë një prej shkaqeve të ngjarjes.

Mësohet gjithashtu se Allmuça merrej me boks. Deri tani, autoritetet nuk kanë konfirmuar se 48-vjeçari dhe 45-vjeçarja kanë qenë të martuar, por bëhet fjalë për një marrëdhënie në çift.