Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dukagjin të Shkodrës, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i palgosur. Bëhet fjalë për Lek dhe Prel Gjoka, babë e bir, ndërsa i palgosur është shtetasi Aleks Preka. Ngjarja u regjistrua pasditen e kësaj të diele, rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin.
Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi A. P.