Ballina Aktualitet Dita e 85-të radhazi revoltë, nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”,...

Dita e 85-të radhazi revoltë, nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

68
0

Sot shënohet dita e 85-të e revoltës qytetare. Protestues të shumtë janë grumbulluar sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e kursit politik në vend.

Më pas pritet të nisë marshimin përgjatë bulevardit drejt godinës së Kryeministrisë.

Protestuesit theksojnë se kërkesa e tyre kryesore dhe e panegociueshme mbetet largimi i menjëhershëm i Edi Ramës nga detyra.

Platforma e tyre përfshin krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor për të përgatitur vendin për zgjedhjet e ardhshme, si dhe shfuqizimin e disa nismave ligjore që konsiderohen si të dëmshme e në kundërshtim me interesat e qytetarëve shqiptarë.