Në fjalimin e mbajtur përpara godinës së Kryeminitrisë, shqiptari nga Bujanovci u shpreh se njerëzit nuk e durojnë dot më këtë qeveri të inkriminuar dhe një kryeministër kriminel. Ai u bëri thirrje qyetarëve që të mbushin sheshet njëjtë si në ditët e para të protestës, pasi një njeri i korruptuar dhe antishqiptar si Edi Rama, duhet të mbledhë plaçkat dhe të largohet.
Mirëmbrëma të dashur motra. Unë jam, unë jam një shqiptar që vij nga Bujanovca, ndërsa vëllezërit e mi janë nga Podujeva e Dardanisë. Kjo është hera e dytë që vij në protestë. Herën e parë kam qenë më 7 qershor, ditën e 9 të protestës, kur ky shesh ishte i mbushur plot me protestues, me njerëz që nuk e durojnë dot më këtë qeveri të inkriminuar dhe një kryeministër kriminel. Dhe sot më vjen keq që ky shesh nuk i ka të gjithë ata njerëz, mirëpo ndjehem jashtëzakonisht mirë që këtu ka ende njerëz që protestojnë dhe besoj që me fillimin e vitit shkollor të studentëve, ky njeri i korruptuar, ky antishqiptar do t’i mbledhë plaçkat dhe do të largohet nga ky pallat.
Vëllezër dhe motra, ky njeri vetëm me aferat dhe me privatizimet që ka bërë nuk i ka bërë dëm Shqipërisë. Ky njeri me Akademinë e Shkencave Shqiptare ka ndarë gjuhën shqipe në tre, gjuhën në katër gjuhë të ndryshme. Në gjuhën e Shqipërisë, gjuhën shqipe të Shqipërisë, gjuhën shqipe të Kosovës, gjuhën shqipe të Maqedonisë… Ky njeri e di që gjuha shqipe është vetëm një e unifikuar në këtë pjesë të manastirit që ka bërë një farë fjalori. Ky njeri do tani që gjuha shqipe të flitet në dy dialekte, në dialektin geg dhe në dialektin tosk dhe thotë ai që shqiptarët janë të gjithë…
Ky kryeministër shpall njerëzit më të mirë shqiptarë non grata, ndërsa një ish kryeministër maqedonas i cili lë fyerje maqedonas, ndërsa injoron fyerjet e shqiptarëve nuk i thotë asnjë fjalë, a duhet të shpallet non grata. Ky njeri për kritika që i ka bërë ministrja e drejtësisë së Kosovës, zonja Donika Gërvalla atë e ka shpallur non grata. Ky nuk është për shqiptar, ky është tradhtar. Unë nuk dua t’ju zgjas, unë vetëm një dua t’ju them. Që Edi Rama duhet ta dijë, edhe pse në këtë shesh sot ndoshta jemi 1 mijë vetë, me këtë protestues janë më shumë se 8 milionë shqiptarë.
Edhe nëse ai ka 800 mijë votues, ai duhet ta dijë se duhet të reflektojë, se ata 800 mijë votuesit e tij nuk janë shqiptarët që ata që i kanë dhënë votën për të qeverisur shtetin në këtë mënyrë. Unë ju premtoj dhe lutem shumë që kjo protestë të ketë sukses me dorëheqjen e tij dhe mos të shndërrohet në një kryengritje qytetare. Unë lutem shumë që mos kemi një vëlla vrasje… Ky njeri duhet ta dijë që nuk e ka vendin më në udhëheqjen e qeverisë shqiptare, ky është një kapo i krimit dhe ne kërkojmë dorëheqjen e tij dhe le ta dijë që shqiptarët gjithmonë do të jenë kundër tij edhe kur të hiqet si kryeministër i Shqipërisë.







