Ballina Kosovë E rëndë në Malishevë!/ Vritet me armë zjarri gruaja shtatzanë, plagoset rëndë...

E rëndë në Malishevë!/ Vritet me armë zjarri gruaja shtatzanë, plagoset rëndë një burrë

66
0

Një grua ka mbetur e vrarë dhe një burrë është plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në Malishevë, raporton Klan Kosova.

Sipas informacioneve që ka siguruar KlanKosova.tv nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, gruaja që vdiq ishte shtatzënë në javën e 34 të shtatzënisë.

Ndërkaq, burri është në gjendje shumë të rëndë dhe jo stabile. Sipas informacioneve,i njëjti është i intubuar dhe i kyçur në respirator, ndërsa po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.